L. 1, Rruga Reshit Çollaku, Pogradec info@asamblejabiblike.al +355695720550
Atë-Bir

Zgjidh më të mirën

Shtypi i shkruar paraqet në duart e prindërve një mjet të së mirës, të cilin ata mund ta përdorin në avantazhin më të madh për kulturën e jetës së tyre shtëpiake si dhe në formimin e jetëve të familjes së tyre. Por ata duhet të kenë një mbikëqyrje të rreptë për faqet që paraqesin. Ata duhet të njohin natyrën e çdo libri dhe reviste që hyn në derën e tyre dhe duhet të përjashtojnë vendosmërisht gjithçka që ndot. Pastaj, ndërsa përjashtojnë gjithçka që ndikon për keq, nëse janë të mençur do të futin në shtëpinë e tyre sa më shumë literaturë të pastër dhe ndërtuese që është e mundur. Çdo mendim i bukur që hyn në mendjen e fëmijës i shton forcës dhe bukurisë së karakterit në vitet e mëvonshme. Ndikimi edukues i librave dhe revistave më të mira është i pallogaritshëm dhe asnjë prind nuk do ta linte pa e shfrytëzuar atë për formimin e familjes së tij.

(J. R. Miller, – Drejtimi i shtëpisë 1882)

[Kjo këshillë, patjetër, mund të zbatohet edhe për shumë nga format e tjera të medias që janë të disponueshme sot].

Lini një përgjigje

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: