L. 1, Rruga Reshit Çollaku, Pogradec info@asamblejabiblike.al +355695720550

Ungjillëzimi dhe kisha lokale

Kisha është lënduar nga një mesazh shumë të ngatërruar rreth ungjillëzimit. Ungjillëzimi, në mendjet e shumë njerëzve, është një punë që kryhet nga një grup i zgjedhur të krishterësh të pavarur që i quajmë ungjilltarë, të cilët në mënyrën e tyre të veçantë shkojnë për të arritur me ungjillin të humburit dhe për t’i sjellë ata në asamblenë lokale për mësim dhe përbashkësi. Mbi të gjitha, na thuhet, a nuk i urdhëroi Zoti dishepujt me fjalët “Shkoni”? Ungjillëzimi është konsideruar si një aktivitet shtesë në program në të cilin ne kemi vetëm një interesim të rastit.

Por e vërteta e çështjes është që asambleja lokale duhet të jetë shumë e përfshirë në ungjillëzimin e të humburve. Kjo ishte praktika e të krishterëve të shekullit të parë. Këta njëzet shekuj nuk e kanë ndryshuar nevojën e njerëzve apo urdhërimin e Zotit.

Disa mund të argumentojnë se nëse preokupohemi tepër me ungjillëzimin e të humburve, atëherë do të lëmë pas dore shërbesa të tjera thelbësore të kishës lokale siç janë adhurimi, mësimi, përbashkësia dhe lutja. Duhet të kuptohet se çdo thirrje për të ungjillëzuar nuk ka për qëllim që t’i spostojë këto shërbesa të tjera thelbësore. Duhet të përfshihen të gjitha.

Si mund të rimarrim atë interesimin dhe entuziazmin frymëror për veprën e ungjillit?

1. Le të kemi një takim të vërtetë për ungjillin. Ne jemi trullosur me mendimin që njerëzit do të jenë më të interesuar për të ardhur në një takim nëse e zbutim mesazhin. “Ora Biblike e Familjes”, një titull më pak ballafaques, më pak i përqendruar, ka zëvendësuar një takim të ungjillit. Nuk është puna se thjesht ndryshimi i emrit do të sjellë fuqi frymërore. Por çështja është kjo: ne duhet të theksojmë përqendrimin tonë dhe njerëzit duhet ta kuptojnë këtë.

Montague Goodman shkruan: “Mos u çuditni që mëkatarët janë aq pak të shqetësuar për veten kur shohin aq pak interesim që shfaqet nga kisha për ata. Interesimi lind interesim dhe bindja përhap bindje. Në kushtet e sotme nuk është për t’u çuditur nëse bota jo vetëm që nuk beson, por as nuk beson nëse ne të krishterët besojmë. Përndryshe si mund të tregojmë një moskokëçarje të tillë për mosbesimin e tyre dhe për pasojat e tij të tmerrshme?”

2. Le të dëgjomë disa dëshmi nga të gjitha fushat e jetës. Burri i verbër e dha mirë: “Di një gjë, që isha i verbër dhe tani shoh” (Gjo. 9:25). Ka diçka rreth dëshmisë personale që i bën njerëzit të mendojnë. Një jobesimtar mund të përpiqet të heqë mendjen nga një predikues, por është e vështirë ta largosh nga mendja një njeri sikurse ata vetë.

3. Këndoni himne ungjilli. Është e padobishme t’i ftojmë jobesimtarët për të kënduar këngë për aspirata frymërore apo këngë lavdërimi të përgjithshme. Le të kemi kujdes. Himnet e ungjillit i bëjnë njerëzit të kuptojnë qëllimin e këtij takimi. Drejtuesit e këngëve duhet të përgatiten mirë për këtë. Kjo i përgatit dëgjuesit për mesazhin që do të predikohet. Kjo është një ndihmë për folësin.

4. Lutuni. Çfarë? Jo takim lutje? A e kemi seriozisht? Ju vërtet mendoni se mund të bridhni drejt një takimi ungjilli me një filxhan kafeje dhe të prisni se do të bëni punë serioze për Perëndinë? Nuk është mirë për folësin që ta lini atë të dalë përpara të pambrojtur nga lutja. Të humburit janë bombarduar gjatë gjithë javës me pabesinë e kësaj bote. Në asamblenë tuaj, nëse nuk keni ndonjë përgjegjësi tjetër të arsyeshme përpara takimit, jeni në takimin e lutjes. Lutuni për të humburit. Lutuni për folësin. Lutuni gjatë takimit. Lutuni kur ndodhin tërheqje të vëmendjes. Lutuni mbas himnit mbyllës. Jeni të përfshirë. Kjo është një luftë.

5. Inkurajoni dhuntinë e ungjilltarit. Dhuntia e ungjilltarit iu dha pikërisht kishës (Efe. 4:11). Jepni mundësi që kjo dhunti të zbulohet dhe të zhvillohet. Lutuni për ungjilltarët dhe familjet e tyre. Mbështetini ata. Ungjilltarët mund të dekurajohen lehtë; ata e përballin betejën për shpirtrat në pikën më të fortë të konfliktit. Ata janë një nga instrumentet e Perëndisë për të shpëtuar të humburit.

6. Konsiderojini shërbesat e tjera si përpjekje serioze për ungjillin. Takimi i ungjillit nuk është vendi i vetëm për të ungjillëzuar të humburit. Puna me fëmijët, studimi i Biblës, vizitat apo ftesat për kafe, shërbesa e të rinjve, shpërndarja e fletushkave, predikimi në ambiente publike, ungjillëzimi derë më derë – të gjitha këto dhe shumë të tjera janë përpjekje të gjalla për përhapjen e ungjillit. Të pakta janë përpjekjet e tjera në këtë jetë që mund të krahasohen me mbjelljen e farave të së vërtetës në mendjen e fëmijëve në një botë armiqësore si kjo e jona. Lutuni, mbështetni dhe inkurajoni njëri-tjetrin në të gjitha këto gjëra.

7. Dhe, së fundi, predikoni ungjillin. Mësoni Gjonin dhe Romakëve. Shpalleni mesazhin me të gjithë lavdinë e tij. Fuqia e tij nuk është zvogëluar. Predikojeni atë me dashuri dhe të vërtetë dhe me lot. Jo një ungjill të vogël, por ungjillin në plotësinë e tij. Ai vazhdon ta ketë atë cilësinë “e bën botën rrëmujë”. Ai vazhdon të shpëtojë burra dhe gra, fëmijë dhe vajza nga ferri.

Lini një përgjigje

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: