L. 1, Rruga Reshit Çollaku, Pogradec info@asamblejabiblike.al +355695720550

Takimi i fëmijëve

Takimi i fëmijëve ofron mundësi të mira për të gjithë fëmijët që kanë dëshirë të njohin më shumë nga Bibla, Fjala e Perëndisë. Fëmijët janë të organizuar në një grup të vetëm dhe mësojnë nëpërmjet imazheve që mësuesit shpjegojnë nga tregimet e Biblës. Ata kanë mundësi për të mësuar këngë të ndryshme të krishtera dhe të përshtatura me temën e mësimit. Ata mësojnë si të zbatojnë mësimet e Biblës në jetën e tyre të përditshme. Këto mësime të Biblës përforcohen me tregime që ndërtojnë karakterin, punëdore si dhe aktivitete të tjera të ndryshme. Ata do të mësojnë përmendsh vargje nga Bibla, do të marrin pjesë në lojëra të ndryshme dhe do të miqësohen me shokë të mirë. Ne do jemi në shërbim të të gjithë fëmijëve dhe do të kujdesemi për ta. Jezusi vetë ka thënë: “I lini fëmijët e vegjël të vijnë tek unë dhe mos i pengoni, sepse e tyre është mbretëria e Perëndisë” (Luka 18:16). Prandaj u bëjmë thirrje prindërve t’i dërgojnë fëmijët e tyre tek Asambleja Biblike Pogradec. Nëse keni ndonjë pyetje lidhur me Grupin e Lepurushkave, na shkruani.

%d bloggers like this: