L. 1, Rruga Reshit Çollaku, Pogradec info@asamblejabiblike.al +355695720550

Shërimi hyjnor

A kryen Perëndia mrekulli shërimi sot? A ka shërues? A është i përfshirë shërimi në kryqin?

Le të shohim një pjesë që trajtohet shumë në ditët e sotme: «Dhe kur u ngrys, i sollëm shumë të pushtuar nga demonë; dhe ai, me fjalë, i dëboi frymërat dhe i shëroi të gjithë të sëmurët, që kështu të përmbushej fjala e profetit Isaia kur tha: “Ai i mori lëngatat tona dhe i mbarti sëmundjet tona”». (Mt. 8:16-17).

Thuhet shpesh që ky varg mëson se vdekja shlyese e Jezus Krishtit shërben si për sëmundjet tona si edhe për mëkatet tona. Me fjalë të tjera, që shërimi fizik është në shlyerjen. Unë mendoj se ky është një konkluzion i drejtë nga këto vargje, edhe pse, në kontekstin e tyre, ato i referohen jetës së Zotit Jezus, jo vdekjes së Tij.

«Duke qenë kështu», thonë shumë njerëz, «çdo besimtar ka të drejtën që të kërkoj shërim fizik të menjëhershëm për çdo lëngatë dhe sëmundje fizike që ka, sikurse ka të drejtën që të kërkojë falje të menjëhershme për të gjitha mëkatet e tij apo të saj, mbi bazën e vdekjes shlyese të Jezus Krishtit».

Por kjo nuk shkon; kjo është një logjikë e dobët. Sepse ngrihet pyetja: «Kur e marrim ne atë që Jezus Krishti siguroi për ne përmes vdekjes shlyese?» Përgjigjja e Biblës ndaj kësaj pyetjeje është shumë e qartë: kur Krishti të kthehet.

Ne i marrim fryte e para të veprës shlyese të Krishtit, frytet e para shpëtimit në jetën që është tani, por i marrim frytet e plota vetëm kur Zoti Jezus të vijë përsëri.

Romakëve 8 e bën të qartë këtë: «Unë mendoj se në fakt, vuajtjet e kohës së tanishme nuk vlejnë aspak të krahasohen me lavdinë që do të shfaqet në ne. Sepse dëshira e flaktë e krijesës pret me padurim shfaqjen e bijve të Perëndisë, sepse krijesa iu nënshtrua kotësisë, jo me vullnetin e vet, por për shkak të atij që e nënshtroi, me shpresë që vetë krijesa të çlirohet nga skllavëria e prishjes për të hyrë në lirinë e lavdisë së bijve të Perëndisë. […] Dhe jo vetëm kaq, por edhe ne vetë që kemi frytet e para të Frymës, vajtojmë në veten tonë, duke pritur flakët birësimin, shpengimin e trupit tonë» (v. 18-23).

Vdekja shlyese e Krishtit siguroi për ne jo vetëm shërim fizik, por ringjalljen dhe përsosjen dhe zbukurimin me lavdi të trupave tanë. A do të thotë kjo që ne mund ta kemi ringjalljen e trupave tani? Dhe a kemi të drejtë ta kërkojmë këtë tani, sepse kjo ishte siguruar nga vepra në kryq, njëlloj siç marrim falje për të gjitha mëkatet tona tani? Pali thotë në 2 Timoteut 2:16-18 se ata që mësojnë kështu, kanë gabuar për sa i përket të vërtetës dhe po mësojmë gabime të dëmshme me anë të cilave ata «përmbysin besimin e disave». Më lejoni të citoj fjalët e sakta të Palit: «Shmangu nga fjalët profane dhe të kota, sepse e shtojnë më shumë pabesinë, dhe fjala e tyre do të brejë si një gangrenë; ndër të cilët janë Himeneu dhe Fileti, të cilët, lidhur me të vërtetën, dolën nga rruga, duke thënë se ringjallja ka ngjarë dhe përmbysin besimin e disave».

Jo, ne nuk e marrim në këtë jetë masën e plotë të asaj që Jezusi siguroi për ne përmes vdekjes së Tij shlyese mbi kryq, por e marrim në ardhjen e Tij përsëri. Pikërisht për ardhjen e Zotit tonë «gjithë fryma tonë, shpirt e trup» duhet «të ruhet pa të metë» (1 Thes. 5:23). Kur Ai të vijë përsëri, do të ketë jo vetëm manifestime të fuqisë shëruese midis njerëzve që do të jenë duke jetuar në tokë, por ne që kemi besuar në Të përpara kësaj, do të kemi jo vetëm shërim fizik të përsosur, por një trup të ringjallur, një trup të përsosur e të lavdishëm, që u sigurua për ne kur Ai mori në kryqin e Kalvarit sëmundjet tona si edhe mëkatet tona. Kam patur në të kaluarën shumë miq që e besonin dhe e mësonin këtë doktrinë ekstreme që shërimi përfshihej në shlyerjen. Pjesa më e madhe e këtyre miqve kanë vdekur.

Por edhe pse nuk i marrim të plota përfitimet për trupin të siguruara për ne nga vdekja shlyese e Krishtit në këtë jetë që është tani, prapëseprapë, ashtu siç dikush merr frytet e para të shpëtimit frymëror në jetën që është tani, po kështu ne i marrim frytet e para të shpëtimit fizik në jetën që është tani. Ne marrim në shumë, shumë, shumë raste shërim fizik përmes vdekjes shlyese të Jezus Krishtit edhe në jetën që është tani.

–R. A. Torrey

Lini një përgjigje

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: