L. 1, Rruga Reshit Çollaku, Pogradec info@asamblejabiblike.al +355695720550

Rinia ABP

Eksploro Biblën është një kurs gjithëpërfshirës me një fletë të përjavshme plot me aktivitete argëtuese për fëmijët parashkollorë e deri në moshën 16 vjeç. Ky program mbulon shumicën e tregimeve kryesore të Biblës, që nga Krijimi e deri te Kisha e hershme. Eksploro Biblën është ndërtuar për përdorim individual ose edhe në kontekstin e një grupi dhe mund të shkarkohen falas përmes kësaj uebfaqeje ose përmes postës duke u bërë pjesë e një Shkolle Biblike Postare.

Kursi është i ndarë në 5 nivele, sipas aftësive të leximit. Secili nivel përbëhet nga një seri fillimi prej 4 mësimesh, ndiqet nga nga programi mësimor kryesor prej 36 mësimesh të ndara çdo muaj për 3 vjet. Secili mësim nënndahet në katër tregime ose studime, të cilat mund të plotësohen çdo javë. Tregimet janë marrë nga të dyja dhiatat, e vjetra dhe e reja, dhe mbulojnë tregimet themelore dhe karakteret kryesore të Biblës.

Shfletoni programin mësimor në lidhjen më poshtë dhe klikoni titullin e mësimit për të shkarkuar falas një kopje në PDF.
Eksploro Biblën

Nëse doni të merrni kopje falas të printuara të mësimeve çdo muaj me anë të postës, që ato më pas të kontrollohen në stafi si dhe mundësinë për të fituar çmime në bazë të pikëve, ju lutemi bashkoni një Shkolle Biblike Postare.

Për Shkollën Biblike Postare në Pogradec, dhe se si mund të regjistroheni atje, mund të kontaktoni në numrin tonë të telefonit 0695720550. Këto klube të fëmijëve dhe të të rinjve organizohen çdo të shtunë, ora 10:00, në Asambleja Biblike Pogradec.

%d bloggers like this: