L. 1, Rruga Reshit Çollaku, Pogradec info@asamblejabiblike.al +355695720550
Një Njeri një votë

NJË NJERI, NJË VOTË – Asambleja nuk është një demokraci. Zoti ka të vetmen votë.

Nënshtrimi dhe një kushëri i afërt, bindja, nuk janë temat më popullore të ditës, por ato luajnë një rol domethënës në jetën e asamblesë. Ja disa nxitje për bindje: “Dëgjoni të parët tuaj dhe nënshtrohuni atyre, sepse ata rrinë zgjuar për shpirtrat tuaj, si ata që duhet të japin llogari” (Heb. 13:17). “Nënshtrohuni njëri-tjetrit në druajtjen e Krishtit!” (Efe. 5:21). “Gjithashtu ju, të rinjtë, nënshtrohuni pleqve. Po, nënshtrohuni të gjithë njëri-tjetrit dhe vishuni me përulje, sepse Perëndia i kundërshton krenarët, por u jep hir të përulurve” (1 Pje. 5:5).

Vetë Zoti ishte Njeriu i përsosur i bindjes. Një nga vargjet më të mistershme në Bibël na thotë: “Edhe pse ishte Bir, mësoi të jetë i bindur nga ato që pësoi” (Heb. 5:8).

Kisha është kërcënuar gjithnjë me një mënyrë të menduari të mishit që e sheh kishën lokale sipas luftërave të pushtetit të kësaj bote. Disa të krishterë kanë menduar se pushteti në asamble është diçka që duhet kërkuar përmes çfarëdo manipulimi ose strategjie që funksion më së miri. Në shekullin e parë, apostujt paralajmëruan për jobesimtarë që “depërtuan në befasi” (Jude 4) me synimin për të shkatërruar tufën përmes veprimeve të pushtetit të tyre. Por në kishën e hershme ishin fajtorë edhe besimtarë deklarues. Diotrefi (3 Gjo. 8), Aleksandri (2 Tim. 4:14) dhe të tjerë e panë kishën lokale si një vend për të kërkuar pushtet.

Ne duhet të kemi kujdes që të mos jemi fajtorë për këto akuza qoftë në shkallë të madhe a të vogël. Përgjegjësia ime si anëtar në një përbashkësi në kishën lokale është që të bindem. Por disa do të kundërshtojmë menjëherë se një bindje e tillë, e verbër në dukje, nuk merret siç duhet me udhëheqës kishash që nuk arrijnë të drejtojnë mirë. Dhe kështu, mund të arsyetojmë, ne duhet t’i marrim gjërat në duart tona për të zhdëmtuar dështimin e tyre. Kjo mënyrë të menduari i ka drejtuar disa gjatë historisë së kishës të supozojnë se nuk ekzistojnë fare pleq ndokund.

Megjithëkëtë, një rishikim i kujdesshëm i asaj që mëson Bibla për bindjen dhe nënshtrimin në asamble duhet të na japë sigurinë që Perëndia e dinte se çfarë po bënte duke na mësuar hapur për këto çështje.

Ne i nënshtrohemi Zotit. Gratë, fëmijët, shërbëtorët dhe “delet” të gjithë nënshtrohen “porsi Zotit”. Nënvizoje atë fjalë “Zotit” në Efesianëve 5 dhe 6 në Biblën tuaj.

Ka një fuqi dhe paqe të madhe në nënshtrim. Kur u nënshtrohemi pleqve, ne jemi duke pranuar autoritetin e caktuar nga Perëndia dhe tani jemi përgjegjësia e Tij.

Instrumentet e autoritetit të Tij mbartin detyrime serioze. Është një gjë serioze të abuzosh me autoritetin e Perëndisë. Për shembull, Shkrimi e udhëzon një grua që t’i nënshtrohet burrit të saj, por burrit nuk i thuhet që ta kërkojë këtë. Madje, detyra e burrit është që “ta dojë, të kujdeset dhe ta ushqejë” gruan e tij. Në fakt, modeli është dashuria e Krishtit për kishën. Shumë burra kanë shumë për të bërë që të zbatojnë këtë urdhërim, pa u shqetësuar për nënshtrimin e gruas.

Po ashtu etërve u është thënë që të mos “i provokojnë” fëmijët e tyre. Kjo na mbron kundër nocioneve të kësaj bote për pushtetin mbi ata që na janë besuar në kujdesin tonë.

Pleqtë bëjnë mirë të ndjekin shembullin e apostujve. Pjetri, për shembull, thotë: “Ruani tufën e Perëndisë që është midis jush, duke e mbikëqyrur jo me detyrim, por me dëshirë, jo për përfitim të pandershëm, po me vullnet të mirë, dhe jo si zotërues mbi ata që ju janë besuar, por duke u bërë shembull për tufën” (1 Pje. 5:2-3). Ose konsideroni mënyrën e veprimit të Palit me thesalonikasit: “Dhe nuk kemi kërkuar lavdi prej njerëzve, as prej jush, as prej të tjerësh, megjithëse mund t’ju bëheshim barrë si apostuj të Krishtit. Përkundrazi qemë zemërbutë midis jush, ashtu si mëndesha që rrit me dashuri fëmijët e saj” (1 Thes. 2:6-7).

Rebelimi është mëkat. Fjalët solemne të Samuelit për Saulin vazhdojnë të kumbojnë në veshët tanë: “Sepse rebelimi është si mëkati i shortarisë dhe kryeneçësia është si kulti i idhujve dhe i perëndive shtëpiake”. Fjalë mjaft të forta. Nënshtrimi dhe bindja ndaj Perëndisë është një vend i sigurt ku mund të jesh. Qeverisja dhe autoriteti i deleguar i Tij nuk është një sistem i ftohtë, i pajetë që mund të shpjegohet me diagrame. Kjo vjen nga një zemër me dashuri për mëkatarët. Ai mund ta urdhërojë bindjen tonë, por hiri i Tij ka fituar zemrat tona rebele përmes vdekjes së Birit të Tij. Le të karakterizohemi nga rrugët e Tij, ndërsa kisha shfaq para principatave dhe pushteteve “diturinë e shumëllojshme e Perëndisë” (Efe. 3:10).

One Comment on “NJË NJERI, NJË VOTË – Asambleja nuk është një demokraci. Zoti ka të vetmen votë.

Lini një përgjigje

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: