L. 1, Rruga Reshit Çollaku, Pogradec info@asamblejabiblike.al +355695720550

Të njohësh Krishtin

Lidhja me Kishën fillon me lidhjen me Krishtin. Ja një përmbledhje e shkurtër e mesazhit të ungjillit:

Problemi i njeriut

Bibla shpjegon që Perëndia na krijoi dhe na mban dhe, prandaj, ka të drejtën për autoritet absolut në jetët tona. Nga dashuria e Tij Ai na bëri sipas shëmbëlltyrës së Tij që ne të kërkonim ta nderonim Atë si Krijuesin e vërtetë (shih Veprat e Apostujve 17:24-27).

Në vend që të kërkojë Perëndinë, njeriu rebelohet kundër autoritetit të Perëndisë dhe zgjedh të jetojë sipas mënyrës së vet. Bibla thotë se dështimi për të pranuar autoritetin e Perëndisë është mëkat. Dënimi për mëkatin tonë është vdekje – jo vetëm vdekje fizike, pasi të gjithë vdesin – por ndarje e përjetshme nga Perëndia në ferr. Njeriu e meriton me të drejtë këtë gjykim pasi ka dështuar të nderojë Krijuesin e vet.

“Është caktuar që njerëzit të vdesin vetëm një herë, dhe më pas vjen gjyqi” (Hebrenjve 9:27).

Zgjidhja e Perëndisë

“Ndërsa ishim akoma pa forcë … Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne. Shumë më tepër, pra, duke qenë tani të shfajësuar në gjakun e tij, do të shpëtojmë nga zemërimi me anë të tij” (Romakëve 5:6, 8-9).

Dashuria dhe mëshira e madhe e Perëndisë mund t’i zgjatë falje mëkatarëve. Perëndia e dërgoi Birin e Tij, Jezu Krishtin, të vdiste në kryqin për mëkatarët dhe të paguante dënimin e mëkatit. Në vdekjen e Tij Jezusi duroi ndëshkimin që meritonin mëkatarët dhe prandaj përmbushi drejtësinë e Perëndisë, duke e bërë të mundur për mëkatarët që të bëhen të drejtë me Të dhe të marrin jetë të përjetshme.

Krishti u ngrit prej së vdekurish dhe do të gjykojë një ditë të gjithë njerëzit: “Prandaj edhe Perëndia e lartësoi madhërisht dhe i dha një emër që është përmbi çdo emër, që në emër të Jezusit të përkulet çdo gju i krijesave (ose gjërave) qiellore, tokësore dhe nëntokësore, dhe çdo gjuhë të rrëfejë se Jezu Krishti është Zot, për lavdi të Perëndisë Atë” (Filipianëve 2:9-11).

Përgjigjja tonë

Perëndia të urdhëron të pendohesh nga rebelimi yt dhe ta vendosësh besimin vetëm në Jezu Krishtin për shpëtimin tënd. Ti duhet të pranosh që je një rebel kundër Perëndisë dhe të mbështetesh vetëm në vdekjen e Jezusit për shlyerje e mëkateve të tua.

“Kush beson në Birin ka jetë të përjetshme, kurse kush nuk i bindet Birit nuk do të shohë jetë, por zemërimi i Perëndisë qëndron mbi të” (Gjoni 3:36).

Nëse doni më shumë shpjegime për Krishtin, ju lutemi na kontaktoni më poshtë:






%d bloggers like this: