L. 1, Rruga Reshit Çollaku, Pogradec info@asamblejabiblike.al +355695720550

Pagëzimi

“Dhe ata që e pranuan fjalën e tij me gëzim, u pagëzuan; atë ditë u shtuan rreth tre mijë veta” (Veprat 2:41).

Pagëzimi është një dëshmi publike e saj që Krishti ka bërë në jetën tënde si një ndjekës i Krishtit. Ai është një ilustrim simbolik i vdekjes, varrosjes dhe ringjalljes—dhe jetës së re! Kur pagëzohesh, ti je duke iu bindur urdhërimit të Krishtit në Bibël për të gjithë besimtarët dhe je duke i thënë botës që Jezu Krishti është Zoti i jetës tënde. Pavarësisht cila është mosha tënde apo sfondi yt, pagëzimi është një hap i natyrshëm dhe i rëndësishëm në udhëtimin tënd si një ndjekës i Krishtit.

Në Asambleja Biblike Pogradec ne besojmë që pagëzimi biblik është simbolik—ai nuk të “shpëton”—por edhe që është shumë i rëndësishëm në jetën e çdo besimtari. Ai është një simbol i përkushtimit tënd ndaj Krishtit dhe ndaj kishës së Tij. Ne kërkojmë që ata të cilët duan të marrin pjesë në përbashkësinë e Thyerjes së Bukës në Asamblenë Biblike Pogradec të jenë të pagëzuar.

Dhiata e Re tregon që pagëzimi gjithnjë e pasonte kthimin në besim, nuk e paraprinte kurrë atë, dhe nuk ishte i domosdoshëm për shpëtimin (Veprat 2:1-41; 8:36-39; 16:30-33). Krishti i urdhëroi besimtarët ta ndjekin atë në këtë porosi. Pagëzimi me anë të zhytjes ilustron atë që bëri Krishti për ne në kryqin. Ai ilustron edhe largimin e jetës sonë të vjetër si edhe jetën e re që kemi marrë në Krishtin (Romakëve 6:4).

Ilustrim i pagëzimit

Për më shumë shpjegime rreth pagëzimit ju lutemi na shkruani më poshtë:






%d bloggers like this: