L. 1, Rruga Reshit Çollaku, Pogradec info@asamblejabiblike.al +355695720550

Anëtarësimi?

E vetmja anëtarësi për të cilën flitet në Dhiatën e Re i referohet veprimit të vendosjes së një besimtari të ri në Trupin e Krishtit. Kjo ndodh në momentin kur dikush shpëtohet (1 Kor. 12:27; Efe. 5:30). Ne nuk kemi ndonjë listë anëtarësh, por pranojmë në përbashkësi ata të cilët Krishti tashmë i ka pranuar (Rom. 15:7; 16:1-2). E tërë asambleja është e gëzuar që të pranojë të gjithë ata që e rrëfejnë Jezus Krishtin si Shpëtimtarin dhe Zotin personal; dhe që kanë një jetë dhe dëshmi të krishterë të qëndrueshme.

Duke u pranuar në këtë përbashkësi do të thotë që ju jeni gati të përqafoni privilegjet e jetës së Asamblesë Biblike Pogradec dhe i gatshëm për të pranuar përgjegjësitë e tua me ne. Këto përfshijnë pjesëmarrjen e rregullt në takimet e javës (Vep. 2:42; Heb. 10:25). Ushtrimi i dhuntisë tënde për ndërtimin e të tjerëve (1 Pje. 4:10). Nënshtrimi ndaj njëri-tjetrit, veçanërisht në bindje ndaj pleqve (Heb. 13:17), dhe dhënia ashtu si të mundëson Zoti për nevojat financiare të asamblesë (1 Kor. 16:1-2; 2 Kor. 9:7) si një akt adhurimi (Heb. 13:16). Ju do të vini re që nuk bëhen thirrje për fonde, sidomos nga ata që nuk e njohin personalisht Jezu Krishtin (3 Gjo. 1:7).

%d bloggers like this: