L. 1, Rruga Reshit Çollaku, Pogradec info@asamblejabiblike.al +355695720550

Kamxhiku i KRENARISË FRYMËRORE

Siç duket është e qartë në një faqe si kjo (që synon të manifestojë modelin e kishës lokale sipas Dhiatës së Re) për t’i përballur të gjithë me një paralajmërim solemn kundër krenarisë frymërore. Kjo është krenaria më e keqe, pasi maskohet si kundërshtari i saj, përulësia. Sa shumë e urreu Zoti atë, pasi fshehu te njerëzit veten e tyre të vërtetë dhe kështu u hoqi gëzimin e hirit të Tij.

Ungjilli nuk lë vend për krenari: ne ishim plëngprishës, rebelë, mëkatarë në rastin më të mirë. Ajo që kemi tani erdhi te ne vetëm sepse Ai u bë i varfër.

Kisha – ashtu siç u projektua nga Zoti – do të thotë vdekje për krenarinë frymërore. Drejtuesit e saj janë skllevër; emblemat e saj janë bukë, verë dhe një varr me ujë (të gjithë ilustrime të vdekjes). Parulla e saj është: «Jo unë, por Krishti»; instrumenti i saj është një kryq; mesazhi i saj për botën është veçse dobësi dhe marrëzi; dhe Komandanti i saj ishte një zdrukthëtar për nga zanati.

Gjithçka që di Kisha ka ardhur përmes zbulimit, jo aftësive intelektuale. Gjithçka që ajo bën, e bën përmes dhuntive [dhuratave] (vetë emri jep prova që nuk ka vend për krenari). Me shumë dobësi ne vazhdojmë përpara. Gjithçka që zotërojmë na është besuar thjesht si administratorë. Dhe kënga jonë e përjetshme do të fillojë [me fjalët]: «Ti je i denjë, o Zot».

Megjithëkëtë, ne nuk duhet të ngatërrojmë krenarinë me mirënjohjen e vërtetë. Krenaria merr lavdërim për zbulimin; mirënjohja ia jep të gjithë lavdinë Zotit – dhe i gëzon plotësisht dhuntitë [dhuratat] e Tij.

Lini një përgjigje

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: