L. 1, Rruga Reshit Çollaku, Pogradec info@asamblejabiblike.al +355695720550

Çfarë të presësh

Të vizitosh kishën lokale për herën e parë mund të na bëjë pak nervoz. Çfarë të vesh? Çfarë mund të pres? Këto dhe shumë pyetje të tjera mund të vijnë në mendjen tënde. Ne dëshirojmë që të ndiheni të qetë. Vizita tuaj e parë në asamblenë lokale në Pogradec do të jetë gjallëruese, miqësore dhe e gëzueshme për tërë familjen. Ne dëshirojmë që ju të përjetoni muzikë frymëzuese, mësim dhe predikim të dobishëm, njerëz miqësorë dhe një vend ku të ndiheni të mirëpritur dhe “si në shtëpi”! Ja disa përgjigje për pyetjet tuaja rreth asaj se çfarë mund të prisni në vizitën tuaj të parë.

Çfarë duhet të vesh?

Nuk ka një kod të veshjes në Asambleja Biblike Pogradec për besimtarët apo miqtë. Edhe pse disa prej nesh mund të kenë një veshje serioze, nuk kërkohet ndonjë veshje specifike dhe besimtarët e Asamblesë Biblike kanë një larmi modelesh të veshjes. Ne mendojmë se është e arsyeshme të kemi veshje të këndshme, të pastra dhe modeste kur takohemi si kishë. Për aq kohë që e bën këtë, nuk do të ndihesh sikur nuk je në vendin e duhur.

Si janë takimet tuaja?

Thyerja e Bukës është takimi ynë i përbashkësisë. Zakonisht zgjat rreth 1 orë dhe për këtë mblidhemi të dielën në mëngjes. Është një takim i një formati të paorganizuar dhe joliturgjik. Vëllezër do të ngrihen në këmbë për t’u lutur, për të sugjeruar një himn ose këngë frymërore ose për të lexuar dhe shpjeguar një pjesë të Shkrimit. Qëllimi është adhurim, jo mësim ose nxitje dhe shumica e komenteve do të trajtojnë një aspekt të personit dhe veprës së Jezu Krishtit. Shpesh do të zhvillohet një temë. Motrat nuk ofrojnë adhurim me zë, edhe pse ato marrin pjesë në këngët dhe mbajnë një mbulesë mbi kryet në mbledhjet tona. Pjesëmarrja e tyre e heshtur vlerësohet dhe sigurisht që cakton një ton për këtë takim. Zakonisht afër fundit një vëlla do të falënderojë për bukën dhe do të falënderojë për verën. Simbolet do të kalohen përreth, ku të gjithë ata në përbashkësi marrin pjesë. Ky është zakonisht i vetmi takim ku mblidhet një ofertë.

Më pas kemi një kohë përbashkësie, ku serviret kafe/çaj dhe pas kësaj kemi predikimin e Fjalës, shtjellim të një pjese nga Bibla apo të një teme të caktuar. Zakonisht do të ketë rreth 20 minuta himne/këngë, njoftime etj., dhe një predikim rreth 40 minuta. Herë pas here kemi pagëzime të dielave në mëngjes dhe një të diel në muaj organizojmë të hamë drekë së bashku. Zakonisht predikojnë vëllezër nga kjo kishë dhe ndonjëherë predikojnë vëllezër vizitues ose punëtorë me kohë të plotë.

Të mërkurave mbahet takimi i lutjeve të përbashkëta. Përveç këngëve dhe lutjeve, kemi edhe një kohë të ushtrimit të dhuntive të besimtarëve duke studiuar bashkë Biblën.

Edhe pse nuk konsiderohen vërtet takime të kishës, kemi edhe takime për fëmijët, takime për të rinjtë, takime të motrave si dhe aktivitete të tjera.

Pyetje të tjera?

Nëse ka diçka që e kemi harruar në këtë listë, thjesht na bëj një telefonatë ose pyet dikë kur të mbërrish. Qoftë nëse jeni i ri në këtë zonë dhe jeni duke kërkuar kishën në Pogradec ose nëse ka qenë një kohë e gjatë që kur jeni pjesëmarrës në jetën e kishës lokale, ne shpresojmë që vizita tënde e parë në Asambleja Biblike Pogradec do të jetë mbresëlënëse! Ne jemi këtu për t’ju shërbyer ju dhe familjes suaj dhe shpresojmë t’ju takojmë këtë të diel!

%d bloggers like this: