L. 1, Rruga Reshit Çollaku, Pogradec info@asamblejabiblike.al +355695720550

A është risia vërtet risi?

«Nuk ka asgjë të re nën diell» (Pre. 1:9).

Ne jetojmë në një botë që po ndryshon me një ritëm më të shpejtë se kurrë më parë. (Në rregull, ndoshta jo më shpejt se gjatë Përmbytjes, por jemi duke folur për ndryshime të gjata gjatë periudhave të gjatë kohore). Njerëzit janë vazhdimisht duke ndryshuar stilet, punët, shtëpitë dhe, tragjikisht, edhe gratë. Bota është pushtuar me internetin ku çdo faqe interneti që është e njëjtë për dy ditë – ose edhe dy orë! – me radhë është një zhgënjim. Çfarë do të thotë për kishën kjo etje për ndryshim?

Ndryshimi në kishë mund të jetë i shëndetshëm, por vetëm nëse nuk komprometon bindjen tonë ndaj Fjalës së Perëndisë – ose, akoma më mirë, nëse ndryshimi na afron më shumë me Shkrimin se më parë. Megjithëkëtë, shumë nga ndryshimet që po ndodhin në kishë sot bien në dy kategori të tjera.

Largim nga Fjala e Perëndisë. Shoqëria është gjithnjë e më shumë armiqësore me Shkrimin e Shenjtë dhe shumë besimtarë po i dorëzohen presionit për ta përshtatur kishën me botën me përpjekje (të kota). Zbutja [sheqerosja] e mësimeve të Biblës, braktisja e dallimit në rolet e burrave dhe grave, ripërqendrimi i asamblesë për të argëtuar të humburit – këto janë të gjitha shembuj të modifikimeve që ia ulin vlerën Biblës. Ironia është se, me gjithë diskutimet e larta për ndryshim [risi] dhe […] liri, këto modifikime për kishën nuk janë aspak të reja [të freskëta] apo krijuese. Ato shërbejnë vetëm për ta bërë kishën pjesë të masës homogjene të kishave «trendi» [të modës] që e kanë mbushur aktualisht botën. Nuk kërkohet studim, lutje apo arsyetim. Thjesht hip në lokomotivë. Nëse nuk funksionon, mos u shqetëso. Do të kalojë një tren i ri pas disa muajve. Ndoshta ai do të funksionojë.

Është njëlloj si të rinj të pakënaqur të cilët, për të treguar pavarësinë dhe individualitetin e tyre, kanë të njëjtat rroba dhe prerje të flokëve (dhe tatuazhe dhe pirsing) si të gjithë shokët e tyre. Vive la différence! [Rroftë ndryshimi!] Ata kanë flakur tutje zinxhirët e një konformizmi vetëm për të përqafuar një konformizëm tjetër, akoma më të cekët.

Ndryshim për hir të ndryshimit. Ka nga ata që besojnë se risia është qenësisht e thellë. Kjo zbatohet si për doktrinën, ashtu edhe për praktikën. Ju mund të mbështeteni te këta njerëz për të patur një interpretim ndryshe (lexo: të çuditshëm) për pothuaj çdo varg të Biblës. Asnjë pjesë nuk është e sigurt për depërtimet e mençura të tyre. Çdo i krishterë tjetër për njëzet shekuj nuk i ka vënë re nuancat që ata shohin pothuaj në çdo frazë të Shkrimit të Shenjtë.

Dhe prapë, ironia është se një risi e tillë mund të jetë çdo gjë tjetër, veçse e re nuk është. Pali i shkroi Timoteut: «Ashtu si të nxita kur u nisa për në Maqedoni, qëndro në Efes për t’u urdhëruar disave të mos mësojnë doktrina të tjera» (1 Tim. 1:3). Versione të tjera e përkthejnë «doktrina të çuditshme» dhe, më besoni, disa prej tyre janë vërtet shumë të çuditshme. Ndodh ndonjëherë që të jesh i çuditshëm nuk është një gjë e thellë. Ndonjëherë është thjesht e çuditshme.

Kjo nuk do të thotë që nuk ka asgjë të re që ne të mësojmë nga Shkrimi. Sigurisht, ka akoma më shumë që ne të mësojmë! Por një mësim i tillë do të vijë përmes disiplinës së studimit dhe përsiatjes, jo përmes «imagjinatës së shenjtëruar». Dhe në lidhje me praktikën tonë, ndryshimi mund të jetë i mirë – nuk ka asnjë virtyt që të kapemi fort pas traditave jobiblike. Por risia është rruga e lehtë. Ne kemi nevojë për të krishterë të cilët do të jenë të gatshëm që të sakrifikojnë kohën dhe përpjekjet për të studiuar Biblën, për ta mësuar Biblën dhe për t’i bindur Biblës, pasi i vetmi ndryshim që ia vlen të kemi është ndryshimi që na afron më shumë me Fjalën e Perëndisë.

— James Martin

Lini një përgjigje

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: