L. 1, Rruga Reshit Çollaku, Pogradec info@asamblejabiblike.al +355695720550
Dashuria dhe kisha lokale

DASHURIA DHE KISHA LOKALE

Dashuria bën poezi të dobët pa praktikë

Dashuria është një përbërës esencial për jetën e asamblesë. Kapitulli i madh për dashurinë në Bibël (1 Kor. 13) nuk ishte përfshirë në psalmet poetike, por në letrën e parë praktike drejtuar korintasve. Ky kapitull është pjesë e ndarjes së letrës së Palit që trajton rregullin në takimet e asamblesë lokale, një pjesë që fillon me kapitullin 11 dhe që përfundon me kapitullin 14. Poeti ëndërrimtar mund të shkruajë ose të këndojë për dashurinë, por është në shoqërinë e mëkatarëve të shpenguar ku dashuria ka një mundësi të tregojë se si është ndërtuar.

Dashuria është një ungjilltare për kishën lokale. Urdhërimi i ri i Gjonit 13 e shpreh kështu: “Po ju jap një urdhërim të ri: ta doni njëri-tjetrin; sikurse unë ju kam dashur, ashtu edhe ju ta doni njëri-tjetrin. Prej kësaj do t’ju njohin të gjithë që jeni dishepujt e mi, nëse keni dashuri për njëri-tjetrin” (Gjo. 13:34-35). Deri në atë kohë, njerëzit e Perëndisë ishin dalluar nga kombësia e tyre. Në kishën, njerëzit e Perëndisë duhet të dallohen nga dashuria e tyre. Në një botë që flet për tërë llojet e dashurisë, por që di pak për dashurinë e vërtetë, të krishterët e dashur dhe të përzemërt i flasin vërtet shumë jobesimtarit. Dikush mund të përpiqet të organizojë argumente logjike kundër Biblës në mendjen e tij, por një logjikë e tillë shkërmoqet përballë dashurisë së vërtetë. “…njohuria do të shfuqizohet” (1 Kor. 13:8).

Dashuria është si dashuria e Krishtit. “Krishti […] e deshi kishën dhe dha Veten për të” (Efe. 5:25). Kujtimi i kësaj e ruan qëndrimin tim që të jetë në rregull. Unë nuk duhet të lejoj të metat e vëllezërve dhe motrave në Krishtin për të justifikuar fjalë apo sjellje të pahijshme. Kisha duhet nga vetë Zoti. Unë duhet të bëj kujdes se si i trajtoj ata që Ai i do.

Ata që duan në kishën lokale tregojnë dashurinë e tyre për Perëndinë. Vini re logjikën e thjeshtë dhe të pakundërshtueshme të Perëndisë në 1 Gjonit 4:20-21: “Po të thotë dikush: ‘Unë e dua Perëndinë’ dhe urren vëllanë e vet, është gënjeshtar; sepse ai që nuk do vëllanë e vet të cilin e sheh, si mund të dojë Perëndinë, që nuk e sheh? Dhe ky është urdhërimi që kemi marrë nga ai: ai që do Perëndinë, të dojë edhe vëllanë e vet”. Këto janë pohime të qarta.

Por dashuri e vërtetë do të thotë të mos duash disa gjëra. Për shembull, ne jemi urdhëruar: “Mos e doni botën, as gjërat që janë në botë. Ne qoftë se ndokush do botën, dashuria e Atit nuk është në të, sepse gjithçka që është në botë, lakmia e mishit, lakmia e syve dhe krenaria e jetës, nuk vjen nga Ati, por nga bota” (1 Gjo. 2:15-16). Dashuria për botën e ka goditur popullin e Perëndisë që prej kohës së Adamit. Nuk është as e arsyeshme të duash botën. Të duash botën nuk sjell aspak fuqi apo gëzim frymëror. Kjo e pengon përparimin dhe shërbimin tonë, por, sa shpesh ne përsëri e duam botën. Kjo e kundërshton logjikën tonë. Ndoshta ne e duam botën, pasi urrejtja që ajo ka kundër Perëndisë është e fshehur me dinakëri prej nesh. Ose ndoshta ne e shohim botën tërheqëse, pasi kalojmë shumë pak kohë për të menduar për dashurinë e Krishtit.

Dashuria e vërtetë e urren gabimin, por e do të vërtetën. Dashuria në kishën lokale do të thotë gjithnjë të kërkosh që e vërteta e Perëndisë të triumfojë. “Dashuria gëzohet me të vërtetën…” (1 Kor. 13:6). Kjo shpjegon aftësinë e Palit për të shpallur dashurinë që kishte për besimtarët të cilëve u shkroi dhe, njëkohësisht, të çrrënjoste të keqen dhe njerëzit e këqij me një vendosmëri të fortë. Dashuria vepron për të restauruar vëllanë ose motrën që është penguar (Gal. 6:1). Dashuria kërkon së pari të mbulojë një shumicë mëkatesh, jo t’i vërë ato në dukje. Por kur besimtarët ngulin këmbë me të madhe në gabimin e tyre apo jetën jo të perëndishme, atëherë dashuria për tërë trupin duhet të triumfojë dhe dashuria për shkelësin mund të nënkuptojë ndarje të tyre nga përbashkësia (Titi 3:10-11; 1 Thes. 3:14-15). Kjo lloj dashurie kërkon mprehtësi frymërore dhe shumë lutje.

Dashuria. Vetëm anglishtja moderne e lejon një fjalë që të përshkruajë diçka të kuptuar kaq ndryshe nga kaq shumë njerëz. Ndoshta përkthyesit e Versionit të Autorizuar kishin një ide të mirë që përdorën “shpirtbutësi”. Lexoni përsëri fjalët e apostullit drejtuar asamblesë në Korint. Kjo është këshillë e mirë edhe për asamblenë tuaj:

Shpirtbutësia është e durueshme; plot mirësi; shpirtbutësia nuk ka smirë, nuk vë në dukje, nuk krekoset, nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon të sajat, nuk pezmatohet, nuk dyshon për keq; nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën, i duron të gjitha, i beson të gjitha, i shpreson të gjitha, mban çdo gjë. Shpirtbutësia nuk ligështohet kurrë.

Lini një përgjigje

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: